Xhovana Nikolli ishte shënjestra e një atentati me eksploziv në Elbasan, që rezultoi në plagosjen aksidentale të një qytetari të pafajshëm.
Nikolli, së bashku me motrën e saj, ishte larguar nga Lezha dhe ishte vendosur në Elbasan. Dyshohet se incidenti ka ndodhur, pasi Xhovana Nikolli publikoi një video pak ditë më parë, ku përmendte Nuredin Dumanin dhe i bente thirrje që të ‘mbante’ dashnoren e tij, duke thënë se kishte probleme serioze me të.
Por kush është Xhovana?
Xhovana është e dashura e Amarildo Nikollit, shumë e njohur në rrjetet sociale dhe shpesh ka tërhequr vëmendjen për jetën e saj luksoze. Ndërsa Amarildo Nikolli, është një personazh i njohur në botën e krimit. Ai është arrestuar në gusht të vitit 2023 në Vlorë, ku kishte shkuar për të ekzekutuar “të fortin” e qytetit bregdetar, Inez Hajrullën.
Pas arrestimit Amarildo Nikolli u bë bashkëpunetor i drejtësisë.
Ai është arrestuar bashkë me dy persona të tjerë dhe po vuan dënimin në burgun “313”. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes Xhovanes dhe Nuredin Dumanit, të cilin ajo e ka përmendur në video.
Ajo që dimë është se e reja ka qenë shënjestra e atentatit dhe fatkeqësisht ka mbetur i plagosur një person i pafajshëm.