Pamje nga vendngjarja
Një atentat raportohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në afërsi të aeroportit të Rinasit.
Pa Dorashka ka siguruar pamje tronditëse nga momentet pas ngjarjes, ku shihen personat e qëlluar brenda automjetit të tyre.
Në video shihet se si policia thyen xhamin e makinës për t’u dhënë ndihmën e parë viktimave të atentatit. Sipas burimeve paraprake, një person ka humbur jetën ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.
Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave. Deri tani nuk dihen motivet apo autorët e sulmit.
Viktime dyshohet se është Gilmando Dani, I njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit. I plagosuri tjeter eshte me mbiemrin Muca. Makina eshte ne pronësi te Elvis Kosovës dhe eshte e blinduar.
Ngjarja ka shkaktuar panik tek qytetarët që ndodheshin pranë zonës së aeroportit në momentin e atentatit.