Julian Sula i njohur si ‘Juli i Pashakos’ dhe rival i Aldo Bares, i ka shpëtuar një atentati të organizuar ndaj tij në qytetin e Lushnjës. Sula po lëvizte me makinë në afërsi të spitalit të Lushnjës, kur autori/ët i kanë zënë në pritë dhe kanë qëlluar në drejtim të tij me breshëri kallashnikovi.
Si pasojë e të shtënave ‘Juli i Pashakos’ ka mbetur i plagosur në këmbë, ndërsa në vendngjarje janë gjetur dhjetra gëzhoja. Ndërkohë në afërsi të fshatit Lifaj, është konstatuar një automjet duke u djegur, i cili dyshohet se u përket autorëve. Mjeti i djegur tip ‘Nissan’ rezulton me targa greke, bënda të cilit u gjetën armë zjarri.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Kush është ‘Juli i Pashakos’, kundërshtari i betuar i Aldo Bares
Julian Sulo njihet ndryshe si Juli Pashakos, i cili është një emër i njohur për policinë e shtetit. “Juli i Pashakos” nga të gjithë njihet si një nga kundërshtarët e betuar të Aldo Bares, pjesëtarit të bandës së Lushnjes.
Sulo është shoqëruar në polici edhe në vitin 2017, si i dyshuar për përfshirje në një atentat në tetor të atij viti ku mbetën të vrarë dy persona, miq të nipit të Bares, por u la i lirë për mungesë provash. Konkretisht Sula ishte ndër të dyshuarit për atentatin ku u vranë Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, miq të nipit të Aldo Bares, por ai para hetuesve deklaroi se nuk kishte asnjë lidhje me këtë krim.
Ndërkohë, më 11 qershor 2016, Julian Sulo u plagos pas ndeshjes Shqipëri-Zvicër në një pikë bastesh nga Arjan Aliço, anëtar i bandës së Aldo Bares. Ngjarja ndodhi në një pikë bastesh në pronësi të Arjan Aliços, ky i fundit së bashku me djalin e tij, është konfliktuar fizikisht me “Julin e Pashakos”. Arjan Aliço fillimisht iu shmang Policisë së Shtetit, por sërish përfundoi pas qelisë së burgut. Atje… u dhunua nga Dorjan Shurdhi dhe Anterio Kaloshi, dy miqtë e Laert Haxhiut, në shenjë hakmarrje të plagosjes së “Julit të Pashakos”. Sulo nuk përmendi kurrë emrin e ushtarit të Aldo Bares si autor, por Arjan Aliçko mori përsipër krimin dhe ndodhet në burg.
Në nëntor të vitit 2019, Sulo u shoqërua në Polici si i dyshuar për përfshirjen në atentatin ndaj prokurorit Arian Ndoja në qytetin e Durrësit. Nga atentati me armë zjarri mbeti i vrarë shoferi i prokurorit, Andi Maloku, ndërsa u plagos vetë Ndoja dhe i forti i Sukthit, Landi Muharremi.
Në vitin 2021 Gjykata e Lushnjës urdhëroi sekuestrimin e pasurive të Julian Sulos. Krimi Ekonomik dhe Financiar ushtroi kontroll në banesën e tij, ku u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 70 000 euro dhe 1 automjet tip ‘Porche’ me vlerë rreth 100 000 euro. Ndaj tij ishte marrë edhe më parë vendimi i sekuestros në 2019-tën kur 45- vjeçari u hetua si i dyshuari kryesor për vrasjen e Besnik Hidos në 1 tetor.