Një person është vrarë pasditen e sotme pranë aeroportit të rinasit. Bëhet me dije se është qëlluar me armë ndaj një makine të bardhë. Nga të shtënat ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër.
Mësohet se është qëlluar nga një makinë në drejtim të një Benzi Luksoz të bardhë.
Viktime dyshohet se është Gilmando Dani, I njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit. I plagosuri tjeter eshte Muçi Sheqeri. Makina eshte ne pronësi te Elvis Kosovës dhe eshte e blinduar.
Autorët janë larguar në drejtim të Fushë Krujës.
