Dialogu mes Ben Blushit dhe Arbana Osmanit në “Mirëmbrëma Yje” ka rikthyer në qendër të vëmendjes një nga tensionet më të përfolura të showbiz-it: Arbana Osmani kundër Ledion Liços. Edhe pse nuk u përmend si “përplasje”, mënyra si u rrëfyen prapaskenat i ka bërë ndjekësit të flasin hapur për një luftë të heshtur profesionale mes dy moderatorëve.
Në intervistë, Blushi tregoi se kishte vendosur veton që prezantimin e “Big Brother” ta merrte Arbana, duke mos pranuar Ledionin.
“Ata donin Ledionin, por unë nuk pranova. Vura veton për ty.”
Por pikërisht kjo pjesë ndezi sërish skenën. Arbana e pyeti qartë:
“Unë apo Ledioni?”, dhe përgjigjja e Blushit bëri bujë në rrjet.
Ledioni reagoi menjëherë. Fillimisht, me një citat filozofik nga Jim Carrey:
“Të gjithë duhet të bëhen të pasur dhe të famshëm, që të kuptojnë se kjo nuk është përgjigjja.”
Por më pas, ai publikoi një mesazh shumë më të fortë, që po interpretohet si “shigjetë” e drejtpërdrejtë ndaj situatës:
“S’po kërkoj për hakmarrjen, hakmarrja është duke kërkuar për mua.”
Ky reagim e ka forcuar edhe më shumë idenë se mes Arbanës dhe Ledionit ka një luftë të gjatë profesionale, që vazhdon të ringjallet sa herë rikthehen prapaskenat e “Big Brother”.