Screenshot
Një debat i papritur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5 ka krijuar tension mes banorëve, pasi Artani përdori një frazë të marrë nga filmi i njohur shqiptar Vdekja e kalit.
Gjatë një bisede në grup, ku ishte e pranishme edhe Brikena, ai u shpreh me tone ironike:
“Vdekja e kalit, vdekja e kalit kur i tha ‘Bushtra, desh të më provokonte’. E keni parë filmin?”
Kjo deklaratë nuk kaloi pa reagim. Brikena ndërhyri menjëherë, duke i kërkuar sqarim për kuptimin e kësaj fraze dhe lidhjen me situatën:
“Qysh? Çfarë ka lidhje kjo?”
Situata u përshkallëzua edhe jashtë shtëpisë. Familjarët e Brikenës, të cilët menaxhojnë rrjetet e saj sociale, reaguan publikisht në Instagram duke e cilësuar gjuhën e përdorur si të papranueshme dhe fyese.
Në reagimin e tyre, ata theksuan se loja ka kufij, por respekti duhet të jetë i panegociueshëm. Sipas tyre, përdorimi i një reference filmike për të lënduar apo ofenduar një banore është i papranueshëm, sidomos në një platformë kaq të madhe televizive. Ata kërkuan ndërhyrje nga produksioni, duke theksuar se nuk do të tolerojnë asnjë formë bullizimi ndaj Brikenës.

Ky episod rikthen edhe një herë në vëmendje debatet mbi etikën dhe gjuhën e përdorur brenda formatit, ndërsa mbetet për t’u parë nëse produksioni i spektaklit do të reagojë pas kësaj situate që ka ndezur rrjetin.