Screenshot
Brikena Selmani është kthyer sërish në qendër të vëmendjes në rrjet, por këtë herë jo për lojën apo debatet në shtëpi, por për një detaj që nuk i ka shpëtuar ndjekësve më “syshqiponjë”. Një postim që po qarkullon në Instagram ka ngritur pikëpyetje mbi arsyen pse ajo shpesh shihet duke mbuluar pjesën e veshit, duke nxitur aludime dhe komente të shumta.
Sipas mesazhit të publikuar nga “Vipat e Bllokut”, pretendohet se Brikena mund të ketë përdorur “extensions” në zonën e flokëve pranë veshit, si pasojë e dëmtimit nga dekolorimi, duke bërë që flokët të jenë rralluar në atë pjesë.

A është thjesht një detaj i rastësishëm apo diçka më shumë? Kjo mbetet për t’u parë, por një gjë është e sigurt, publiku nuk fal asnjë detaj.