Nëse po kërkon një eksperiencë ndryshe nga përditshmëria e zhurmshme e qytetit, kjo është mundësia perfekte për ty! Një ditë e dedikuar plotësisht natyrës, aventurës dhe relaksit, në një nga destinacionet më të bukura pranë Tiranës – Syri i Ciklopit në Krrabë.
Ky organizim i veçantë nga Albania Wild Camping të fton të përjetosh një udhëtim të paharrueshëm mes peizazheve spektakolare, ujërave kristal dhe ajrit të pastër malor.
Çfarë të pret?
Nisja bëhet herët në mëngjes nga Tirana, për të vijuar drejt Krrabës, ku fillon një ecje e lehtë dhe e këndshme rreth 40–50 minuta. Rruga panoramike të shoqëron mes natyrës së paprekur, derisa të mbërrish tek destinacioni magjik, Syri i Ciklopit.
Pasi mbërrin, nis pjesa më e bukur e ditës:
Foto dhe video mes natyrës
Relaks pranë ujit të kristaltë
Mundësi për një zhytje të shkurtër në pishinën natyrore
Me mot të ngrohtë dhe diell, kjo është një eksperiencë ideale për të “rimbushur bateritë”.
Pushim dhe shijim
Gjatë ditës mund të shijosh një piknik në natyrë me ushqimet e tua, ose të zgjedhësh një drekë tradicionale në zonën e Krrabës. Pas relaksit, nuk mungon edhe një kafe panoramike për ta mbyllur aventurën me qetësi.
Kthimi në Tiranë bëhet në orët e pasdites, përpara trafikut të mbrëmjes, duke të lënë me kujtime të bukura dhe energji të re.
Çfarë duhet të marrësh me vete?
Atlete të rehatshme, rroba sportive, ujë, syze dielli dhe ushqim sipas dëshirës gjithçka për një ditë perfekte në natyrë.
Pse duhet ta provosh?
Sepse ndonjëherë mjafton një ditë larg qytetit për të rikthyer qetësinë, për të marrë frymë lirshëm dhe për të zbuluar bukuritë që kemi kaq pranë.
Mos e humb këtë aventurë…bëhu pjesë e një eksperience që kombinon natyrën, energjinë dhe relaksin në maksimum!