
Një sasi e konsiderueshme veshjesh luksoze të falsifikuara është bllokuar nga autoritetet doganore në Portin e Durrësit.
Gjatë një kontrolli të imtësishëm në terminalin e kontejnerëve, inspektorët doganorë kanë zbuluar veshje me marka të njohura ndërkombëtare si Armani, Diesel, Boss, Calvin Klein dhe të tjera, të dyshuara për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale.
Pas verifikimeve nga njësitë përkatëse, mallrat janë sekuestruar dhe vulosur zyrtarisht, në pritje të procedurave ligjore përkatëse.
Administrata Doganore ka theksuar se do të vijojë kontrollet e rrepta për të mbrojtur tregtinë e ndershme dhe konsumatorin shqiptar, si dhe për të luftuar çdo formë të kontrabandës apo falsifikimit të markave të mbrojtura.


