Arbër Hajdari, opinionisti ikonik i “Big Brother VIP Albania”, ka qenë së fundmi i ftuar në një intervistë për “Faber Media”.
Gjatë bisedës, ai është përballur me një nga pyetjet më ngacmuese për ndjekësit e formatit: Me cilin prej moderatorëve është ndjerë më mirë, me Arbana Osmanin apo Ledion Liçon?
Ndonëse e nisi përgjigjen e tij me diplomaci, duke i vlerësuar të dy si profesionistë të vërtetë të ekranit, Arbëri nuk hezitoi të tregohej i sinqertë dhe të bënte zgjedhjen e tij.
Ai pranoi hapur se përgjatë rrugëtimit në këtë spektakël, e ka gjetur veten shumë më tepër përkrah Ledionit.
Opinionisti zbuloi detaje nga dinamika e tyre gjatë spektaklit, duke u shprehur se kanë arritur një nivel komunikimi ku fjalët shpesh janë të tepërta. “Me Ledionin komunikojmë me sy, nuk ka nevojë të flasim fare,” tregoi ai, duke theksuar kiminë e fortë që kanë krijuar së bashku.
Më tej, Arbëri vlerësoi qasjen e Ledionit ndaj opinioneve të tij, veçanërisht në momentet kur ndajnë qëndrime të ndryshme. Ai theksoi se moderatori e dëgjon gjithmonë me vëmendje dhe e respekton mendimin e tij. Sipas Arbërit, edhe në rastet kur Ledioni është kundër, ai di të kundërshtojë me shumë edukatë.