Një lajm i ëmbël ka ardhur nga Alvisa Qarri, ish-konkurrentja e njohur e programit të dashurisë Për’puthen, e cila ka zbuluar se është në pritje të fëmijës së saj të parë.
Alvisa ka ndarë me ndjekësit një moment shumë të veçantë përmes një postimi në Instagram. Në foto ajo shfaqet në makinë pranë partnerit të saj, ndërsa të dy mbajnë kapele ku shkruhet “MOM” dhe “DAD”. Në dorë shihet edhe një telefon ku shfaqet ekografia e bebit, duke konfirmuar kështu lajmin e bukur për ardhjen e një anëtari të ri në familje.
Postimi është shoqëruar me përshkrimin: “Mom & Dad loading…”, një mënyrë e ëmbël për të treguar se shumë shpejt ata do të bëhen prindër.
Alvisa Qarri u bë e njohur për publikun shqiptar gjatë pjesëmarrjes së saj në “Për’puthen”, ku ishte një nga vajzat më të komentuara të sezonit. Pas përfundimit të eksperiencës në ekran, ajo ka vazhduar të jetë aktive në rrjetet sociale, ku shpesh ndan momente nga jeta e saj personale dhe profesionale.
Lajmi për shtatzëninë është pritur me shumë urime nga ndjekësit e saj, të cilët kanë mbushur postimin me komente pozitive dhe mesazhe dashurie për çiftin.
Me sa duket, për Alvisën ka nisur një kapitull i ri në jetë, ndërsa shumë shpejt ajo do të përjetojë emocionin e madh të mëmësisë.