Drejtori i Përgjithshëm i RTSH, Alfred Peza ka dhënë dorëheqjen afro një vit pas emërimit në këtë detyrë. Lajmi u njoftua nga vetë Televizioni Publik Shqiptar.
Peza ka dorëzuar ditën e sotme dorëheqjen e parevokueshme në Këshillin Drejtues të RTSH.


Ai është vendosur shpesh në qendër të akuzave nga opozita për largime masive të punonjësve në RTSH. Vetë Peza, u përgjigj para Komisionit të Medias më 24 duke i quajtur Fake-News pretendimet për shkarkime masive, por tha se u hoqën ata që nuk punonin.
Alfred Peza u zgjodh më 13 qershor 2023 si Drejtor i Përgjithshëm i Redio Televizionit Shqiptar. Ish-deputeti i Partisë Socialiste dhe gazetari Peza arriti të siguronte 9 vota nga anëtarët e Këshillit Drejtues.