Ceremonia e diplomimit të 2172 studentëve të UAMD-së u shoqërua nga emocione të shumta, por dy studentë 21-vjeçarë në veçanti përjetuan çaste që do t’i shoqërojnë përgjatë gjithë rrugëtimit të tyre jetësor.
Studenti i degës “Teknologji Automobilash”, Aldo Miftari kishte zgjedhur t’i bënte një surprizë të dashurës së zemrës Migena Xhaferrajt, studente e degës “Gjuhë – Letërsi, Anglisht”.
I ulur në gjunjë dhe gati i përlotur, ai i propozoi për fejesë Migenës, e cila nga emocionet e forta nuk mbante dot lotët dhe me zemrën plot iu përgjigj me PO-në aq shumë të dëshiruar për djalin.