Moderatorja shqiptare ka publikuar për herë të parë mesazhet që i dërgonte psikiatri nga Kosova, pas denoncimit të bujshëm për përndjekje.
Moderatorja e njohur Albana Bejko ka bërë publike bisedat që, sipas saj, i dërgonte për muaj me radhë doktori nga Kosova — Behari, me të cilin tashmë është përballur edhe në polici.
Në një postim të fundit dhe gjatë intervistës në emisionin “Goca & Gra”, Albana ka ndarë me publikun mesazhe ku ai i shprehte dashuri obsesive dhe i kërkonte martesë.



“Më shkruante çdo ditë, në çdo rrjet social të mundshëm. Madje më thoshte se duhet të martoheshim. Kam qenë në ankth, ndihesha e kërcënuar,” – është shprehur Bejko.
Lexo më shumë:
Moderatorja ka theksuar se përndjekja kishte kaluar çdo kufi, duke e bërë atë të ndihej nën presion të vazhdueshëm psikologjik.
“E kam marrë seriozisht vetëm kur filloi të më ndiqte edhe fizikisht, jo vetëm online. Ishte një periudhë shumë e vështirë për mua,” – shtoi ajo në rrëfim.
Ngjarja vijon të jetë ndër më të përfolurat e momentit në showbiz-in shqiptar, ndërsa dalja e mesazheve pritet të hedhë më shumë dritë mbi raportin e vërtetë mes Bejkos dhe doktorit kosovar.