Hyrja e Limit në Bigun e Kosovës ka trazuar dhe ka rikthyer plagë të vjetra duke ndezur sërish tensionet mes banorëve.
Deklarata e tij se “me Bian jam friends with benefits” ka prekur thellë Albën. Ajo është shfaqur e përlotur, teksa paloste rrobat, duke reaguar me zhgënjim:
“Idioti thotë friends with benefits. Të shohim ça do dalin… unë e di që janë shoqëri, por jo friends with benefits.”- shprehet Alba.
Më tej ajo shton:” Jam lënduar, ma merr mendja ça do ndodhë. Ngaqë e di prandaj jam kështu. Më ka marrë malli, dua t’i ndjej aromën”
Hyrja e Limit në shtëpi u shoqërua me një skenë që nuk kaloi pa u vënë re. Ai përqafoi ngrohtësisht Bian, ndërsa Albës i dha vetëm dorën një gjest që u interpretua si distancë e ftohtë dhe që e lëndoi dukshëm banoren. Të tre kanë pasur histori sentimentale më parë, çka e bën situatën edhe më të ndërlikuar emocionalisht.
Alba, e cila shpesh e quan Limin me nofkën “Stitch”, nuk e fshehu tronditjen në momentin që pa hyrjen e tij. Lotët dhe reagimi i saj treguan se pavarësisht kohës, ndjenjat dhe pasiguritë nuk janë shuar plotësisht.
Hyrja e Limit duket se ka trazuar balancat në shtëpi dhe ka hapur kapituj të vjetër, duke ngritur pikëpyetje për raportet mes tij, Bia-s dhe Albës.