Pas përfundimit të spektaklit Big Brother VIP Kosova, një foto e fundit në rrjetet sociale ka rikthyer vëmendjen te raporti mes ish-banores Alba Pollozhani dhe producentes së njohur televizive Olsa Muhameti.
Në një selfie të publikuar nga Alba, ku ajo shfaqet pranë Olsës në një studio make-up-i, ish-banorja ka shkruar një mesazh të shkurtër por domethënës:
“Ne e dim që ju e dini që ju duam shumë! Cit ‘Aladini’”, duke e etiketuar edhe Olsa Muhametin.
Fotoja është ripostuar më pas edhe nga vetë producentja në Instastory, një detaj që për shumë ndjekës është interpretuar si shenjë e raportit të mirë mes tyre.

Ky moment ka marrë vëmendje të veçantë pasi largimi i Albës nga Big Brother VIP Kosova ishte një nga momentet që bëri më shumë zhurmë gjatë sezonit.
Në atë periudhë pati edhe komente e aludime të ndryshme për raportet me produksionin, por fotoja e fundit me Olsa Muhametin duket se tregon se mes tyre nuk ka tensione, përkundrazi raporti vazhdon të jetë miqësor.
Pas daljes nga formati, Alba ka qëndruar mjaft aktive në rrjetet sociale dhe shpesh është komentuar nga fansat për mënyrën se si u mbyll aventura e saj në BBVK. Ndërsa tashmë, ky postim i fundit duket se ka rikthyer edhe një herë vëmendjen te historia e saj në reality show dhe raporti me një nga emrat më të njohur të produksionit televiziv shqiptar.