
Një i ri nga Tropoja rezulton i zhdukur pa gjurmë që prej datës 20 tetor të këtij viti. Bëhet fjalë për Florjan Tabakun, 26 vjeç, i cili sipas familjarëve ka dalë nga shtëpia , rreth orës 14:00 dhe nuk është kthyer më.
Sipas informacioneve të bëra publike nga të afërmit, Florjani është larguar nga banesa në rrethana ende të paqarta dhe që prej asaj kohe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Ai vuan nga probleme mendore dhe është person me aftësi të kufizuara, çka e bën situatën edhe më të vështirë.
Ndërkohë, forcat e rendit dhe banorë të zonës janë angazhuar në kërkime, por terreni i vështirë malor po e pengon punën e tyre.
Ditën e sotme Shoqata e Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka ndërprerë kërkimet për Florjan Tabakun.
Kjo pasi, sipas informacioneve që ka pranuar kjo shoqatë, Tabaku është parë duke hipur në një autobus që shkon drejt zonave të Rastavicës.
Këtë e konfirmoi kryetari i ShKShMK, Deni Hameli
“Pra, ai ka zbritur poshtë mali. Bazuar nga pamjet e kamerave kemi arritur ta konstatojmë se bëhet fjalë për të njëjtin person. Prandaj, tani kjo është punë e policisë dhe hetuesisë të merret me rastin”, theksoi Hameli
Për kërkimin e tij pos Shoqatës për Kërkim-Shpëtim, u angazhuan edhe Bashkia Tropojë, Policia e Shtetit, vullnetarë të zonës dhe Policia e Kosovës. Ndërkaq mëngjesin e sotëm, këtij operacioni i cili u zhvillua në zonat malore mes fshatrave Mulliq dhe Kamenicë të Shqipërisë, i janë bashkuar edhe Forcat e Armatosura.
Nga ana tjetër, familja vazhdon të kërkojë të riun, i cili, edhe pse dyshohet se ka zbritur poshtë malit, nuk është kthyer në shtëpi.

Vëllai i tij ka kërkuar ndihmë në gjetjen e tij.
“Më ka humbur vëllai, ka 3 ditë. Është më aftësi të kufizuara”, tha vëllai i Florjanit.
Kushdo që ka informacione për 26-vjeçarin i cili ka humbur në kufirin mes Shqipërsë dhe Kosovës, mund të kontaktoni në këta numra: +355 69 393 8983 ose +355 68 340 7951.
Familja është në ankth dhe kërkon çdo ndihmë nga qytetarët që lëvizin në zonat përreth Qafë-Morinës dhe Tropojës.


