Detaje të reja kanë dalë në dritë pas aksidentit tragjik që u regjistrua mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit.
Një automjet është përplasur fillimisht me një kamion dhe më një kamion trajler. Si pasojë e përplasjes së rëndë, ka humbur jetën Eugen Bardhoku, 24 vjeç, banues në Rrubik të Mirditës, i cili ndodhej në automjetin e vogël.
Drejtuesi i kamionit-trailer, Vllaznim Gashi, është shoqëruar në ambientet e komisariatit për veprime të mëtejshme hetimore.
Rruga e Kombit është bllokuar plotësisht, duke shkaktuar devijimin e qarkullimit drejt aksit të vjetër Rubik–Rrëshen.
Kaosi në lëvizje ka bllokuar qindra qytetarë, ndërsa përdoruesit e rrugës raportojnë për mungesë menaxhimi të situatës.