Pamje nga vendngjarja
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjene sotme pranë “Pallatit me Shigeta”, në afërsi të kompleksit “Delijorgji” në Tiranë.
Në aksident është përfshirë urbani, një furgon si dhe një kalimtare me biçikletë. Kjo e fundit aktualisht ndodhet në spital bashkë me 3 pasagjerë të tjerë që janë lënduar nga ky aksident.
Nga informacionet e mësuara shoferi tentoi të shmangte një biçikletë që i kishte dalë përpara dhe humbi kontrollin, duke u përplasur me tre makina të parkuara.