Ditët e para të vitit 2026 kanë nisur të përgjakura nga aksidentet, ku mëngjesin e sotëm një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë- Shkodër.
Nga përplasja e fortë e dy automjeteve në afërsi të fshatit Gocaj, dy persona kanë ndërruar jetë, ndërsa 1 grua dhe dy fëmijët që udhëtonin me mjetin tjetër janë plagosur.
Dy viktimat janë një çift bashkëshortësh nga Puka, të cilët janë identifikuar Elona Florini 42- vjeç dhe Petrit Florini, 53- vjeç ky i fundit me detyrë efektiv policie, ndërsa gruaja me profesion mësuese.
Për nxjerrjen e trupava kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse të cilët më pas u morën me ambulancë. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendgjarje për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.
Ky është aksidenti i dytë me viktima për këtë vit, pasi një aksident tragjik ndodhi në orët e para të ditës së djeshme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, në vendin e quajtur “Bypass”.
Nga përplasja e dy automjeteve, tre persona Klejdi Myftari, 24 vjeç, Anxhelo Ruçi, 27 vjeç, dhe Martin Dulaj, 25 vjeç humbën jetën. E plagosur mbeti e fejuara e Dulajt, Arsida Demiri, 19 vjeçe, u transportua në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Çiftit Petrit dhe Elona Florini janë të afërm të kryetarit të Bashkisë së qytetit, Pjerin Ndreu.
Pjerini në një postim në rrjetet sociale ka zbuluar se Petriti ishte djali i tezes së tij.
“Petrit Florini, djali i tezes time me bashkeshorten Elona Florini, sot humben jeten tragjikisht ne nje aksident ne Lezhe! Nje ngjarje tronditese per te gjithe ne!????????????
U preheshi ne paqe Petrit dhe Elona!”, shkruan Pjerini.