Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në aksin rrugor Tepelenë-Bënç, ku një i ri ka humbur jetën pas një aksidenti me motomjet.
Sipas informacioneve paraprake, Ergest Qenani, 25 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin e motomjetit, është rrëzuar dhe ka pësuar dëmtime të rënda. Ai u dërgua me urgjencë në spital, ku fatkeqësisht ka ndërruar jetë në mbrëmje, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor.
Policia po vijon hetimet për të përcaktuar rrethanat e sakta të aksidentit dhe shkakun e humbjes së kontrollit të motomjetit.
Njoftimi i plotë:
Tepelenë/Informacion paraprak
Pasditen e sotme, në aksin rrugor “Tepelenë-Bënç”, shtetasi E. Q., 25 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin, është rrëzuar dhe për pasojë u dëmtua dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.
25-vjeçari ka humbur jetën në spital në mbrëmje, si pasojë e plagëve, pavarësisht ndihmës mjekësore.
Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.