Në një ngjarje teknologjike të mbajtur në selinë e OKB-së në Bangkok, Acromax ka zbuluar “Akila”, moderatoren e parë shqiptare të krijuar me inteligjencë artificiale (AI).
“Akila” është një persona virtual i ndërtuar me teknologji të avancuara të inteligjencës artificiale dhe është projektuar për të moderuar një format informativ, ku do të prezantojë lajme dhe çështje publike përmes një podcast-i të dedikuar që do të publikohet në kanalin ArkivaShqip në platformën YouTube.
Sipas CEO-s së Acromax, Aldor Nini, ky i fundit u shpreh se Akila synon të ofrojë një qasje objektive dhe të paanshme në te transmetuar lajmet, duke u shërbyer publikut pa ndikime emocionale apo subjektive që shpesh lidhen me prezantuesit tradicionalë njerëzorë.
Moderatorja “Akila” përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt integrimit të inteligjencës artificiale në media dhe komunikim publik, duke shënuar një moment historik në teknologjinë shqiptare dhe potencialisht një model që mund të ndiqet edhe jashtë vendit.