Pasi fitoi Kupën e Shqipërisë ndaj Kukësit, portieri i Egnatias Alen Sherri mori me vete në fushë dhe të fejuarën Razena.
Portieri i klubit rrogozhinas u ul në gjunjë në mesin e fushës në “Air Albania” dhe i propozoi për martesë të fejuarës së tij. Sigurisht, përgjigjja e saj ishte “po”.
Egnatia fitoi mbrëmjen e sotme për të dytën herë radhazi Kupën e Shqipërisë duke mposhtur Kukësin me rezultatin 1-0.
Rrogozhinasit ngritën Kupën nën atmosferën e fishekzjarreve në stadium dhe të tifozëve të cilët elektrizuan ndeshjen.