
Agjenti imobiliar Arbër Dervishaj, i cili së fundmi u bë viral me një video ku dilte nga një “varr” për të promovuar blerjen e pronave, ka zbuluar fitimet që gjeneron nga këto strategji reklamimi.
Lexo edhe:
Dervishaj bëri bujë në rrjetet sociale me gjestin e tij ekstrem, duke i bërë thirrje qytetarëve të “nxjerrin lekët nga dheu” dhe të investojnë në shtëpi. Shumë e interpretuan këtë si një shenjë të dëshpërimit të agjentëve në kushtet e flluskës së tregut të ndërtimit.
Gjatë një interviste për biznesin e tij të reklamave, Dervishaj zbuloi se mesatarisht fiton rreth 6,000 euro në muaj nga këto projekte. Kjo shifër tregon se, pavarësisht kritikave të shumta, strategjitë e tij të pazakonta të marketingut rezultojnë jashtëzakonisht fitimprurëse.


