Një video e publikuar së fundmi nga faqja “FlasimDrejt” po bën xhiron e rrjetit dhe ka hapur diskutime të shumta rreth Brikena-s, pak para hyrjes së saj në “Big Brother VIP”.
Në pamjet që po qarkullojnë, dëgjohet një pjesë nga një bisedë mes saj dhe një përfaqësuesi të produksionit, ku Brikena flet hapur për jetën e saj personale. Ajo shprehet se nuk ka pasur një lidhje të mirëfilltë në të kaluarën, duke theksuar: “Nuk kam pasur asnjë lidhje, nuk kam pas asnjë partner. Thjesht kam pasur njohje, pëlqime, por nuk kam pasur një të dashur që të dal gjithmonë më të.”
Ajo shton gjithashtu se, ndonëse nga jashtë mund të krijohet një perceptim tjetër për të, realiteti është ndryshe. “Edhe pse duket sikur jam shumë e lazdruar, por jo, nuk jam”, dëgjohet të thotë ajo gjatë bisedës.
Momenti që ka tërhequr më shumë vëmendje është kur punonjësi i Top Channel e pyet drejtpërdrejt për marrëdhënie intime. Në vend të një përgjigjeje të qartë, situata kalon me të qeshura, ndërsa ai e mbyll me një koment ironik: “Po e marr si ‘po’”.
Kjo pjesë e videos ka ndezur menjëherë reagime në rrjetet sociale, ku ndjekësit janë ndarë mes atyre që e mbështesin sinqeritetin e Brikenës dhe të tjerëve që dyshojnë mbi përgjigjet e saj.