Një skenë tmerri dhe paniku është regjistruar në qytetin e Bergamos në Itali. Ku një nënë ishte duke dalë nga supermarketi bashkë me vajzën e saj të vogël 1 vjeç e gjysmë, kur një burrë iu vërsul dhe ia tërhoqi nga dora të voglën sa hap e mbyll sytë.
Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale duket që burri e kap fëmijën nga këmba e djathtë dhe e tërheq me forcë, teksa e ëma nuk e lëshon.
I gjithë paniku dhe frika zgjatën vetëm për pak sekonda, por aq mjaftoi që vogëlushja të pësonte thyerje të kockës së kofshës, ose femurit.
Një burrë që ka qënë pranë tyre me karrocë në dorë, ka mundësi babai i vajzës, disa klientë dhe rojet e sigurisë së supermarketit ndërhyjnë menjëherë dhe e ndaluan burrin që tentoi të rrëmbente vajzën deri në momentin e ardhjes së policisë. 47-vjeçari u arrestua dhe u dërgua në burg. Ai akuzohet për tentativë rrëmbimi të rënduar dhe plagosje të rënduar.