Një ngjarje tragjike është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Plasë, bashkia Maliq, ku një 45-vjeçar, i identifikuar si Eduard Çarçani, është gjetur i pajetë në rrethana ende të paqarta.
Sipas të dhënave paraprake, trupi i viktimës është gjetur i varur në kangjellat e murit rrethues të një banese. Dyshohet se ai ka tentuar të hyjë në oborrin e shtëpisë, e cila nuk ishte në pronësinë e tij, duke u përpjekur të kalonte murin. Gjatë përpjekjes, bluza e tij është kapur në kangjellat metalike, çka mendohet të ketë shkaktuar mbytjen aksidentale.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se 45-vjeçari mund të ketë qenë nën ndikimin e alkoolit në momentin e incidentit, gjë që mund të ketë ndikuar në humbjen e ekuilibrit dhe pasojën fatale.