Viti 2026 ka nisur me lajme të bukura dhe emocione të veçanta në maternitetet e vendit. Dy vajza janë bebet e para të lindura në orët e para të Vitit të Ri, duke sjellë gëzim për familjet e tyre dhe për stafet mjekësore që i pritën me përkushtim.
Njëra prej vogëlusheve erdhi në jetë në maternitetin Mbretëresha Geraldinë, ndërsa vajza tjetër u lind në maternitetin Koço Gliozheni. Të dyja lindjet janë realizuar me sukses dhe në gjendje të mirë shëndetësore, si për bebet ashtu edhe për nënat e tyre.
Ky fillim simbolik i vitit të ri sjell shpresë, dritë dhe bekim për 2026-ën, duke e kthyer natën e ndërrimit të viteve në një moment edhe më të paharrueshëm.