Detaje të reja kanë dalë nga vdekja tragjike 19-vjeçarit shqiptar Renols Lleshi, teksa ka rënë nga çatia ku ishte duke punuar në katin e 12-të të një blloku apartamentesh në Akademinë Ark Soane në Lodër.
I riu po ndihmonte në heqjen e skelave në kopshtin e çatisë kur kaloi nëpër një mbulesë ventilimi dhe u rrëzua nga gjashtë kate për të gjetur vdekjen.
Ndërsa për mediat britanike ka folur babai i Renolsit, i cili ka deklaruar se familja e tij ishte shkatërruar nga humbja e 19-vjeçarit.
Ai tha se fakti që vdekja e 19-vjeçarit shkaktua nga një aksident që ishte tërësisht i shmangshëm vetëm sa e bën humbjen tonë edhe më të vështirë për t’u përballuar.
“Unë dhe familja ime jemi të shkatërruar nga humbja e Renols. Të dish që vdekja e tij u shkaktua nga një aksident që ishte tërësisht i shmangshëm vetëm sa e bën humbjen tonë edhe më të vështirë për t’u përballuar. Jemi mirënjohës ndaj Ekzekutivit të Shëndetit dhe Sigurisë për përpjekjet e tyre për të hetuar aksidentin dhe për të ndjekur penalisht një nga ata që janë përgjegjës për vdekjen e Renols. Megjithatë, asgjë që mund të bëjë askush nuk mund ta kthejë të dashurin tonë ose ta zvogëlojë pikëllimin tonë në asnjë mënyrë“, tha ai.
Ndërsa kompania Jerram Falkus Construction Limited, ku punonte i riu u deklarua fajtore javën e kaluar për shkelje të Rregullores së Punës në Lartësi të vitit 2005. Ajo u gjobit me 42,200 £, 5,000 £ për shpenzime dhe një mbishpagim prej 2,000 £.
Rregulloret synojnë të parandalojnë vdekjen dhe lëndimet nga rënia nga lartësia. Udhëzimi thotë se punëdhënësit duhet të “sigurohen që pajisjet të jenë të përshtatshme, të qëndrueshme dhe mjaftueshëm të forta për punën, të mirëmbahen dhe kontrollohen rregullisht”.
Firma e ndërtimit, e cila operonte në të gjithë kryeqytetin dhe juglindjen, ndërpreu aktivitetin muajin e kaluar dhe që atëherë ka thirrur administratorë.