Një 14-vjeçar me origjinë nga Kosova është bërë hero në Gjermani pas një episodi të frikshëm në oborrin e shkollës. Len Fejzullahu rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar shokun e klasës, i cili u sulmua nga një adoleshent me çekiç.
Ngjarja ndodhi në Friedberg, në mes të tetorit. Sulmuesi, një 15-vjeçar i veshur me uniformë ushtarake, iu afrua Lenit dhe dy shokëve të tij duke mbajtur një çekiç. Fillimisht Len mendoi se ishte një shaka, por situata u bë e rrezikshme kur një nga shokët e tij u godit rëndë në kokë.
“E pash shokun tim të shtrirë në tokë dhe nuk mund ta lija vetëm,” tha Len. Ai u hodh drejt sulmuesit, duke e goditur fillimisht në këmbë dhe më pas duke ia marrë çekiçin dhe rrëzuar. Falë guximit të tij, Len dhe shoku i tij arritën të futeshin në shkollë dhe takuan mësimdhënësit, të cilët thirrën menjëherë policinë dhe ambulancën.
Sulmuesi u arrestua dhe po mbahet nën akuzën për tentimvrasje dhe lëndim të rëndë, ndërsa hetuesit po shqyrtojnë mundësinë e një prapavijë ekstremiste. Len ka mohuar gjithashtu spekulimet në TikTok se sulmuesi ishte viktimë bullizmi, duke sqaruar se e njihte vetëm si figurë.
Sot, 14-vjeçari hero është ftuar në një takim nga kryebashkiaku Roland Eichman, për të nderuar guximin dhe veprimin e tij që shpëtoi jetën e shokut.