Screenshot
Një moment i papritur ka ndryshuar totalisht gjendjen emocionale të Florit ditën e sotme në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.
Gjatë orëve të paradites, Flori është parë dukshëm i mërzitur dhe i tërhequr, madje sipas banorëve të tjerë, ai ka qenë shumë pranë idesë për të lënë garën. Shkak për këtë gjendje është përmendur edhe largimi i papritur i Ilirit nga shtëpia, një situatë që duket se e ka prekur emocionalisht Florin.
Por gjithçka mori një kthesë të fortë teksa ai po qëndronte jashtë në oborr. Papritur mbi shtëpi ka mbërritur një dron, moment që e ka surprizuar plotësisht Florin. Sapo e ka vënë re, ai ka shpërthyer në gëzim, duke buzëqeshur dhe duke reaguar me entuziazëm të madh, ndryshe nga pak minuta më parë.
Pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit, ndërsa ndjekësit kanë komentuar se ky dron mund të jetë dërguar nga Dionis Biba. Megjithatë, kjo mbetet vetëm një aludim nga publiku, pasi deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar se kush qëndron pas këtij gjesti.
Ajo që dihet me siguri është se droni ia ndryshoi plotësisht humorin Florit, duke e rikthyer në lojë dhe duke larguar, të paktën për momentin, mendimet për largim nga shtëpia. Situata mbetet për t’u ndjekur në orët në vijim.