Fabion Kuçi i njohur në rrjetet sociale si “GUCCI” është plagosur mbrëmjen e së hënës në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr 9 të qytetit e njohur ndryshe edhe si lagja e Re.
Policia e Durrësit ka identifikuar autorin dhe po punon për arrestimin e tij. Ndërkohë i plagosuri ndodhet në spital nën kujdes mjekësor.
Fabion Kuçi ka pasur më parë precedentë penalë, duke qenë i dënuar në Angli për vepra të ndryshme penale dhe ka qëndruar disa vite në burg.
Prej disa muajsh ai ishte rikthyer në Shqipëri dhe ishte mjaft aktiv në TikTok, ku njihet për përplasjet e ashpra me personazhe të tjerë të platformës, si Kozak Braçi dhe Xhemal Ujka, i njohur si Fire.