Eterna Entertainment ka bërë të ditur fituesit e Eterna Awards 4 për vitin 2025, duke vënë në pah emrat dhe projektet më të suksesshme në art, muzikë, televizion dhe media. Ky vit solli shumë surpriza, ndërsa publiku pati mundësinë të shohë se kush janë personalitetet më të ndjekura dhe më të komentuar.
Në fokus këtë vit ishte Personazhi i Vitit 2025, Gjesti triumfoi mbi emra të njohur si Mira Murati, Rey Manaj, Neda Balluku dhe Dalina Buzi.
Disa nga fituesit e tjerë të rëndësishëm të Eterna Awards 4 janë:
Blogerja më e mirë 2025: Sarah Berisha
Influencerja më e mirë 2025: Jori Dielli
Këngëtari më i mirë 2025: Ylli Limani
Këngëtarja më e mirë 2025: Dafina Zeqiri
Aktori më i mirë 2025: Deivis Myslymi (Luli & Goni Lemes)
Aktorja më e mirë 2025: Aurela Gaçe (Luli & Goni Lemes)
Filmi më i mirë 2024: Kazerma
Reality-show më i mirë 2025: Big Brother Vip Albania
Çifti VIP 2025: Luiz Ejlli & Kiara Tito
Femra më seksi 2025: Heidi Baci
Në fushën e televizionit dhe medias:
Televizioni më i mirë kombëtar: Top Channel
Televizioni më i mirë informativ: News 24
Emisioni më i mirë investigativ: Piranjat
Gazetari më i mirë investigativ: Jonida Mukja (Piranjat)
Podacsti më i mirë: Mirëmbrëma Yje – Arbana Osmani
Në letërsi, fitues i Librit më të mirë 2025 u shpall Klinti Hodo me veprën Ç’a T’Ka Shpirti.
Publikimi i fituesve nga Eterna Awards 4 tregoi se edhe në vitin 2025, publiku dhe mediat kanë ndjekur me vëmendje personalitetet që ndikojnë më shumë në artin, muzikën dhe jetën mediatike shqiptare.
Luizi Kiara